Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi me videomesazh: Ne e mbajmë fjalën, do çlirojmë ekonominë nga monopolet e do nxisim punësimin


Kryetarja e LSI-së ka deklaruar sot se për forcën politike që drejton, punësimi është jetik.

Në një mesazh të shpërndarë prej saj, Kryemadhi thotë se qeveria e re do e çlirojë ekonominë nga monopolet duke e kthyer vendin shtëpinë e investimeve.

Po kështu, ajo pohon se LSI-ja do mbështesë zonat e lira ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës për rininë e profesionistët.

“Me punësimin është abuzuar dhe gënjyer shpesh. Të gjithë i kujtoni premtimet e pambajtura për 300 mijë vende pune! Për ne punësimi është jetik për t’i kthyer besimin rinisë tek Shqipëria, si shtëpia jonë e përbashkët. Ne do të çlirojmë ekonominë nga monopolet dhe do ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e investimeve. Do të krijojmë Zonat e Lira Ekonomike dhe do të mbështesim drejtpërdrejtë krijimin e çdo vendi të ri pune për rininë dhe profesionistët.” – thotë Kryemadhi.

Më tej Kryemadhi thotë se LSI-ja do mbështesë sipërmarrjen e lirë të profesionistëve të rinj në fushën e teknologjisë, prodhimin vendas bujqësor e blegtoral si dhe industrinë ushqimore.

Në fund ajo thekson se politikat do i shërbejnë punësimit dhe se LSI-ja e mban fjalën.

“Me programin Garancia Rinore do të mbështesim sipërmarrjen e lirë të profesionisteve të rinj në fushën e Teknologjisë dhe Inovacionit. Do të mbështesim drejtpërdrejtë prodhimin vendas bujqësor e blegtoral dhe industrinë ushqimore, që shqiptarët të ushqehen me produktet e tyre cilësore. Reforma në arsim do të përgatisë profesionistë të aftë për punësim dhe me paga dinjitoze. Gjithë politikat tona do t’i shërbejnë punësimit! Ne e mbajmë fjalën! Shqipëria do të bëhet Shtëpia Juaj!” – mbyll videomesazhin e saj Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *