Vendosni fjalën kyçe....

Hungaria kundër socialistëve europianë në BE: Ndjekin urdhërat e Rrjetit Soros për të rritur emigracionin


Qeveria hungareze i ka “nxjerrë të palarat” udhëheqjes së Bashkimit Evropian dhe “socialistëve evropianë” për “ndjekjen e urdhrave” të një rrjeti, në qendër të të cilit është aktivisti miliarder George Soros, me qëllim rritjen e emigrimit masiv.

Shefi i Çështjeve të Jashtme i Kryeministrit Viktor Orban, Péter Szijjártó, tha: “Është e qartë se [nënkryetari i parë i Komisionit Evropian] Frans Timmermans dhe socialistët evropianë po ndjekin urdhrat e rrjetit Soros dhe duan të intensifikojnë më tej prirjet e emigracionit në drejtim të Evropës”, në përgjigje të komenteve të eurokratëve që sugjerojnë se emigracioni duhet të organizohet dhe jo të reduktohet.

“Emigrimi duhet të ndalet në vend që të organizohet,” tha Szijjártó në një konferencë shtypi në Bukuresht, Rumani.

“Duke bashkuar emigrantët nga Afrika Sub-Sahariane që vijnë në Afrikën e Veriut me ata të Lindjes së Mesme, rreth 30-35 milionë njerëz jetojnë në afërsi të Evropës, të cilët mund të vendosin në çdo moment, për shkak të kushteve të tyre të jetesës, për t’u nisur drejt Evropës “, paralajmëroi ai.

“Timmermans, këmbënguli ai , ishte “njeriu i Sorosit, përndryshe ai nuk do ta kishte marrë fondacionin katër herë dhe të qe kreu i organizatave të financuara nga George Soros shumë herë të tjera”.

Zëdhënësi i qeverisë Zoltan Kovács ishte edhe më i hapur, duke deklaruar se “Me vendimet e tij të fundit për të trefishuar fondet e disponueshme të BE-së për OJQ-të (duke përfunduar në mënyrë efektive pikën e gjashtë të planit Soros), liston pranimin e ilegalëve si kusht i sundimit të ligjit dhe vendet e sanksionuara haptazi kundër emigracionit të paligjshëm, Parlamenti Evropian ka kaluar vijën e kuqe”.

“Është bërë një mjet i thjeshtë për fushatën pro-emigracionit, liberalizëm i majtë … Është duke u bërë gjithnjë e më e dukshme”, tha kryeministri Orbán në intervistën e tij në radio të premten e kaluar, se “George Soros po përpiqet të zgjerojë ndikimin e tij në institucionet evropiane”, shtoi ai , duke njoftuar se Hungaria nuk do të marrë pjesë në një debat të ardhshëm të Parlamentit Evropian.

Qeveria hungareze, shpjegoi ai, nuk do të “legjitimonte me prezencën e  saj [një Parlament Evropian] debatin që i shërben interesave të George Soros dhe ushtrisë së tij pro-emigracionit”.

Kryeministri Orbán dhe qeveria e tij e kanë bërë të qartë se i parashikojnë zgjedhjet e majit në Parlamentin Europian si një mundësi për rritjen e emigracionit jomasiv, lëvizjet pro-sovranitetit në të gjithë Evropën për të shfuqizuar antipopulizmin dhe establishmentin pro-emigracionit që aktualisht zë postet kyçe në strukturat qendrore të pushtetit të BE-së.

VINI RE: Shkrimi është pronësi intelektuale e “Breitbart”. Titulli origjinal: “Hungaria: Zëvendëspresidenti i BE-së, Socialistët Europianë “ndjekin urdhërat e Rrjetit Soros” për të rritur emigracionin”. Përktheu “Hashtag.al”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *