Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Programi “Një shans për të gjithë” mundësia që Shqipëria të jetë shtëpia juaj


Kreu i grupit Parlamentar të LSI-së ka postuar programin, “Një shans për të gjithë” i përdorur gjatë fushatës zgjedhore 2017.

Sipas Vasilit ky program do jetë përsëri ndryshimi që do sjellë zhvillimin që Shqipëria të jetë shtëpia juaj.

Postimi i plotë:

Erdhi dita e Programit tone “Nje shans per te gjithe”.

Shqiperia eshte ne prag te ndryshimit te madh politiko shoqeror,qe Shqiperia te jete shtepia juaj.

Eshte ai ndryshim qe e shpeton Shqiperine nga mjerimi ekonomik dhe qeverisja grabitqare qe e ka shkaktuar dhe qe do te largohet patjeter.

Qershori i 2017 ishte grabitja e votave nga rilindja e trafikanteve dhe krimineleve.

Kete grabitje te cilen e vulosi perfundimisht dhe pa asnje ekuivok Zeri i Amerikes.

Vjedhja e votave thjesht vonoi venien ne jete te programit tone politiko ekonomik “Nje shans per te gjithe”, qe e nxirrte Shqiperine nga kriza.

Asnje hap prapa per realizimin e ketij programi te hartuar se bashku me qytetaret dhe per qytetaret.

SHQIPERIA SHTEPIA JUAJ