Vendosni fjalën kyçe....

Berisha vazhdon përplasjen në distancë me Ramën: Të pret fati i Maduros


Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndalet me sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama. Sipas tij kryeministri këto kohë ka marrë vetëm goditje nën brez, siç përmend ai mos realizimin e asnjë takimi zyrtar në Berlin apo publikimet e fundit të Zërit të Amerikës për dosjen 339.

E ndërsa i kthen përgjigje për shprehjen e artikuluar mbrëmë nga kryeministri, se Berisha është nga ata që iu futet njerëzve në shtrat e varr, ish-kryeministri shkon më tej dhe thotë se kryeministrin Rama e pret fati i Presidentit të Venezuelës, Maduro.

 

Postimi i plotë:

Kur te vjen ngordhja nuk te flet goja por pasgoja!

Miq, keto ditet e fundit kane qene ditet e goditjeve fatale nen brez te Edvinit. Pas refuzimit te çdo takimi nga Berlini zyrtar, shpalljes se Shqiperise si vendi me i korruptuar i rajonit duke u renditur per here te pare edhe pas Kosoves dhe Bosnjes se Herzegovines, goditja e meshires u dha nga transmetimi i disa regjistrimeve nga Zeri i Amerikes qe permban dosja famoze 339.

Keto regjistrime ambjentale dhe telefonike, te shtena ne dore ne menyre misterioze nga Zeri i Amerikes dhe qe kane sfazuar, shkallmuar perfundimisht Ramen, por edhe Famoz Gjushin, Hajn Gjiknurin dhe narko qeveritare narkodepute te tjere te organizates kriminale Ramalindja, faktojne lidhjet direkte te Rames dhe klanit me te afert te tij me bandat kriminale me te rrezikshme te vrasesve, trafikanteve te droges, perdhunuesve te Durresit, Lezhes, Peshkopise. Rregjistrimet e publikuara nga VOA faktojne se keto grupe, me metodat e tyre kriminale kane qene faktor percaktues ne rrembimin e mandateve dhe rezultatin elektoral.

I tmerruar dhe ne panik, i shkallmuar psiqikisht, Edvin Kristaq Urrejtja ka qe dje qe nga pasgoja ka shperthyer ne nje diare te papermbajtur dhe ne halucinacionet e tij akuzon te tjeret se po i futen ne shtrat apo çirret si i çmendur duke besuar se mund te mbrohet me ekskremente dhe, me se fundi, pasi kosumoi familjaret u kthye te keqperdor gjoja ne mbrojtje argatin e Beogradit, te cilin mbreme jo une por emisioni te Pekspozuarit i “publikoi” diplomen e argatit.
Me kete rast dua ti them Edvinit, pregatitu se as diareja nga pasgoja jote e ndyre, as ekskrementet, as dhe felliqesite e argateve nuk te shpetojne nga verdikti i 16 shkurtit.
Urrejtja e qytetareve ndaj teje do te shnderrohet ne fuqi nukleare dhe mjere ti.

Fati i Maduros te pret!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *