Vendosni fjalën kyçe....

Publikohen pamjet nga aksidenti, si e fluturoi zyrtari në Vlorë “Benz”-in mbi 10 makinat e tjera (VIDEO)


Publikohen pamjet nga aksidenti në Vlorë, ku një automjet tip “Benz” i drejtuar nga kreu i Agjencisë së Mjedisit në Vlorë,  përplasi 10 makina të tjera.

Pamjet e filmuara kamerat e sigurisë janë publikuar nga “Ora News”, ku shihet se si “Benz”-i bën salto disa herë duke u përplasur me makinat që ishin të parkuara buzë rrugës.

Mësohet se ka qenë ora 22:53 minuta mbremjen e kaluar, kur ndodhi aksidenti në rrugën Transballkanike.

Kreu i Agjencisë së Mjedisit në Vlorë Kreshnik Lilaj, është zyrtari që po drejtonte makinën e tipit “Benz” me targa AA272RB, që përplasi 10 makina të tjera.

Ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lilaj akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Sipas policisë, ai ka qenë nën efektin e alkoolit në normën 0.7 nga 0.2 që duhet te jetë normalja.

Kreshnik Lilaj


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *