Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti me 11 makina në Vlorë, zbulohet kush është zyrtari që shkaktoi përplasjen


Zbulohet kush është drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin masiv në Vlorë, me 11 makina.

Kreu i Agjencisë së Mjedisit në Vlorë Kreshnik Lilaj, është zyrtari që po drejtonte makinën e tipit “Benz” me targa AA272RB, që përplasi 10 makina të tjera.

Automjeti i drejtuar nga Lilaj ka humbur kontrollin në mesnatë në rrugën Transballkanike, pasi ecte me shpejtësi të lartë dhe si rezultat ka përplasur dhe 10 makina të tjera, të cilat ishin të parkuara.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur Kreu i Agjencisë së Mjedisit në Vlorë,  Kreshnik Lilaj  , i cili është dërguar në spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lilaj akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Sipas policisë, ai ka qenë nën efektin e alkoolit në normën 0.7 nga 0.2 që duhet te jetë normalja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *