Vendosni fjalën kyçe....

“Benz”-i në Vlorë humb kontrollin, përplas 10 makina të tjera


Një aksident masiv ka ndodhur në mesnatë në qytetin e Vlorës. Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin pasi ecte me shpejtësi të lartë dhe si rezultat ka përplasur dhe 10 makina të tjera.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Transballkanike, ku drejtuesi i automjetit tip Benz me targa AA 272 RB përplasi 10 makinat, të cilat ishin të parkuara.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i automjetit tip “Benz”, i cili është dërguar në spitalin Rajonal të Vlorës.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *