Vendosni fjalën kyçe....

Këshilli Bashkiak voton koncesionin e parkingjeve në Tiranë


Bashkia e Tiranë ka miratuar ndryshimin për parkingjet në Tiranë. Tashmë parkimet në Tiranë do të administrohen edhe nga subjekte private.  Në lidhje me çështjen e parkingjeve me koncesion foli edhe kreu i Bashkisë Erion Veliaj, i cili u shpreh se po bëhet shumë zhurmë për asgjë, pasi sipas tij nuk bëhet fjalë për Agjencinë e Parkimeve, por për mënyrën e pagesës.

“Po bëhet shumë zhurmë për asgjë, këto janë thjeshtë konspiracione. Nuk e japim me koncesion Agjencinë e Parkimeve, nuk jemi budallenj ta japim me koncesion. Bëhet fjalë vetëm për mënyrën e pagesës”, u shpreh Veliaj.

Pas debateve në mbledhjen e Këshillit këshilltarët e LSI-së u larguan nga mbledhja pasi sipas tyre nuk janë të nevojshme koncesionet e paarsyetuara. Këshilltarët e LSI-së kërkuan që vendosjen e makinetave ta bëjë firma që menaxhon parkimet, duke i blerë vetë aparaturat që janë të zakonshme në shumë qytete të botës.

Por këshilltarët e majtë e votuan këtë vendim.   Dje, opozita akuzoi bashkinë e Tiranës se fshihej prapa një koncesioni që shton kostot për pakimet publike në Tiranë, duke krijuar një skemë korruptive, por bashkia u përgjigj se nuk ishte koncesion, por një mënyrë tjetër pagese për të lehtësuar qytetarët, të cilët mund të mos kenë kredite në telefonët e tyre për të paguar me SMS .


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *