Vendosni fjalën kyçe....

Reagojnë prokurorët e çështjes “339”: Akuzat e PD-së nuk janë të vërteta


Pas akzuave të Partisë Demokratike kanë reaguar edhe prokurorët e dosjes “339”  ku është e përfshirë dhe Donika Prela. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat prokurorët bëjnë të ditur se deklaratat e Partisë Demokratike janë të pavërteta. Në njoftimin i cili mban firmën e prokurorëve, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi hidhen poshtë pretendimet e PD.

Sot Partia Demokratike i ka kërkuar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që të mos e lejojnë shefen e Krimeve të Rënda, Donika Prela, që ta kalojë vettingun.

Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti Alibeaj tha se Prela është takuar në fund të vitit të shkuar në mjediset e Krimeve të Rënda me një nga komisioneret e vettingut, Valbona Sanxhaktarin duke qenë në konflikt të pastër interesi, takim që mund të vërtetohet nga kamerat e sigurisë.

Ndërsa më tej ai tha se Prela është pjesë e dosjes 339 për bandën e Avdylajve, pasi Prela si shefe e Prokurorisë së Durrësit kishte liruar nga burgu Astrit Avdylajn edhe pse ai akuzohej për armëmbajtje pa leje.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *