Vendosni fjalën kyçe....

Pretendon se është nipi i Hitlerit, hidrauliku francez bën testin e ADN-së


Një hidraulik francez që pretendon të jetë nipi i Adolf Hitlerit ka bërë një test AND-je për të kuptuar nëse ai është i lidhur me Fuhrerin gjerman.

Francezi është i bindur se babai i tij i ndjerë, Jean-Marie Loret, ishte djali i paligjshëm i Hitlerit, i ngjizur shumë kohë më parë se tirani të çonte Gjermaninë në Luftën e Dytë Botërore.

Loret, 62 vjeç, beson se gjyshja e tij Charlotte Lobjoie kishte pasur një histori dashuri me austriakun gjatë luftës në Francën veriore në verën e vitit 1916.

Kanali televiziv shtetëror rus NTV ka marrë një mostër të ADN-së prej tij dhe e ka sjellë atë në Moskë për t’u testuar me materialet gjenetike nga mbetjet e Hitlerit të marra nga forcat e Stalinit që sulmuan bunkerin e Berlinit të diktatorit në vitin 1945.

Kanali citoi Loret duke thënë: “Rossiya proshu pomoschi” (Rusi, kërkoj ndihmë). Pra edhe një herë fati i Hitler është në duart e Rusisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *