Vendosni fjalën kyçe....

Forma e mirë e Ajaks, Bayern shfaq interes për trajnerin ten Hag


Ajax është padyshim surpriza e këtij sezonit të Champions League dhe mendohet se njeriu që ndërtoi një skuadër të rinjsh plot talent është trajneri Erik Ten Hag. Holandezi ka provuar se është një admirues i tiki-takas së Guardiolas dhe skuadra e tij e vë në zbatim këtë stil loje për të marrë sukses, edhe pse kundërshtarët janë të përgatitur për një gjë të tillë.

Ajax eliminoi nga gara kampionët e padiskutueshëm të Champions, Real Madridin e më pas edhe Juventusin e eksperiencës. Ky sukses ka bërë që gjigandët e Bundesligës Bayern Mynih të interesohen për teknikun. Në fat bëhet fjalë që ta rikthejnë në klub pasi Ten Hag ka qenë më parë pjese e bavarezëve por në ekipet e moshave. Tashmë që ka krijuar eksperiencë dhe është kolauduar madje më shumë sukses, atij do ti ofrohet posii i trajnerit të parë.

Në Bundesliga Bayern është skuadra domuniese dhe kërkon ta shtrijë influencën e saj edhe në Europë. Në fakt kërkoj trofeun e Champions dhe Ten Hag shihet si njeriu i duhur. Pritet që bisedimet të bëhen serioze dhe të marrëveshja të mos marrë shumë kohë për tu mbyllur pasi vetë trajneri holandez e ka shprehur edhe më parë se është tifoz i skuadrës gjermane.