Vendosni fjalën kyçe....

Tentuan të vjedhin bankomatin në Bulqizë, kapen dy të dyshuarit me precedent penal


Arrestohen dy persona, të cilët dyshohen se kanë tentuar të vidhnin një filial banke të nivelit të dytë, në Bulqizë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë në bashkëpunim me DVP Dibër u vunë E.A, 31 vjeç dhe F.L, 35 vjeç, banues në Bulqizë.

 “Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në orët e para të mëngjesit të datës 26.01.2019, të maskuar dhe me sende të forta  tentuan të vjedhin bankomatin e  filialit të një banke të nivelit të dytë në ‘Lagjen e Re’ Bulqizë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale ‘Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit’ , kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë,  parashikuar nga  nenet 136/2 e 25 22 të Kodit Penal”, njoftoi Policia.

Sipas uniformave blu, dy personat e arrestuar janë me precedentë të mëparshëm penale dhe janë dënuar më parë për vjedhje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *