Vendosni fjalën kyçe....

Jamarbër Malltezi hedh në gjyq për shpifje Top Channel


Anëtari i kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi ka hedhur në gjyq për shpifje Top Channel. Ai shkruan se media në fjalë ka bërë disa emisione me gënjeshtra e shpifje personale.

Malltezi thekson se kompania e incineratorit e ka paguar Top Channel 78 milionë lekë për të bërë emisionin Top Story në të cilin janë shfaqur sajesa në drejtim të tij.

“Meqe Blushin tashme e njohin gjeresisht per dredharak (sidomos 20,000 votuesit e Libra-s qe ne 2017 e quante inceneratoret megaafere ndersa tani po lepin Ramen ne kembim te bashkeortakesise me mafien e plehrave), vendosa te hedh ne gjyq per shpifje Top Channel, meqe ky TV ka nxjerre disa emisione me genjeshtra dhe shpifje te ulta e te pabazuara personale. Ne fakt, sic u pa javen e shkuar Top Channel u pagua plot 78 milione leke nga kompania qe duhet te kish ndertuar inceneratorin dhe qe ka monopolin e gjithe llojeve te mbejteve ne Tirane, ne kembim te shfaqjes se dy dokumentareve reklame per plehrat e Tiranes perfshi edhe te pakte 7 mashtrime te trasha ndaj personit tim!” – shkruan Malltezi.

Më tej ai shton se në emisionin Top Story të shfaqur në TCH, nuk është paraqitur asnjë provë lidhur me temën që u trajtua lidhur me pronat e përfituara nga një grup familjesh tiranase, mes të cilave edhe e tija.

“Para 2 javesh “top inceneratori” shfaqi prape emisione me genjeshtra qe perbejne shpifje ndaj meje. I quajti familjen Begeja dhe gjithe familjet e tjera pronare te vjetra te Tiranes hajdute per procesin e kthimit te prones te nisur 30 vjet me pare. Nuk paraqiti asnje fakt e asnje prove, vec pretendime dhe me pas u rrek t’i pranonte per te verteta dhe i quajti hajdute familjet e vjetra te Tiranes qe moren token e vet (qe hajdutet komuniste ua kishin grabitur), pas proceseve te gjata te para 25-30 viteve me dhjetera vendime te ish komisionit te kthimit te pronave dhe vendime gjykatash. Kjo ishte nje shpifje qe nuk guxoi ta beje as Bolino qe e kam denoncuar publikisht se po grabit 4 prona publike mes Tiranes, e ka bere vec tualeti dhe Gjykata e Tiranes pasi tualeti deshtoi te paraqiste ndonje prove e gjeti fajtor per shpifje.” – vijon  Malltezi.

Anëtari i kryesisë së PD-së i bën thirrje drejtorit të TCH, Ben Blushi, që të paraqesë provat e argumentet lidhur me 7 fakte për çështjen e incineratorëve, të cilat i rendit në postimin e tij.

“E ftoj Blushin dhe ata qe po perlajne para nga inceneratoret te paraqisin fakte e jo llogje personash te diskretituar publikisht. Perkundrejt pretendimeve te Blushit, gazetaret e dine mire qe ka dallim te madh mes faktit dhe pretendimit apo aludimit: (1) Fakt eshte qe Zoto, Mertiri dhe Blushi nuk kishin 2.1 milione euro para pak vitesh, pra para se Edvini t’u jepte dhjetera miliona euro per plehrat; (2) fakt eshte se Blushi si kryetar i Libra ne 2017 e quante mega-afere grabitjen e parave publike me inceneratoret; (3) fakt eshte se Zoto, Mertiri dhe Blushi u munduan te fshihen deri ne Bullgari te krijojne kompani se bashku; (4) fakt eshte se kjo kompani lidhi kontrate 2.1 milion euro me pronaren e Top Channel per blerjen e 51% te aksioneve te Lori Cafe; (5) fakt eshte se Blushi as nuk i kishte gjendje 733,000 euro qe duhej te ishte pjesa e tij prej 1/3 ne kontraten 2.1 milion euroshe dhe as nuk tregon dot ndonje fature pagese prej 733,000 mije euro; (6) fakt eshte se ne Nentor 2020 kompania e inceneratorit e bashkeortakut te Blushit beri pagese mbi 78 milion lekeshe tek Top Channel dhe po ne Nentor 2020 Top Channel i prodhoi dhe shfaqi dokumentar pozitiv mbi inceneratorin (inekzistent!) dhe monopolin e gjithe llojeve te mbetjeve te Tiranes; (7) fakt eshte se une po e padis per shpifje te kryer publikisht Top Channel dhe e ftoj te paraqese ne gjykate nese ka prova.” – shton Malltezi ndër të tjera në reagimin e tij në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *