Vendosni fjalën kyçe....

Shtohet presioni ndërkombëtar ndaj Maduros, Spanja kërkoi largimin dhe shpalljen e zgjedhjeve


Madridi zyrtar  bëri të ditur se planifikon të njoh kreun e opozitës së Venezuelës, Juan Guaido për president të vendit, nëse ky shtet nga Amerika Latine, nuk shpall zgjedhje brenda tetë ditëve të ardhshme.

“Pozicioni i Spanjës është i qartë dhe nuk përjashton veten nga pjesa dërmuese e anëtarëve të BE-së. Ne nuk vendosim as që përmbysim qeveritë e Venezuelës, por duam demokraci dhe zgjedhje të ndershme”, tha kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez në një konferencë për mediat në Madrid, ku mes tjerash ka folur edhe për zhvillimet në Venezuelë.

“Nëse brenda tetë ditësh nuk shpallen zgjedhjet, Spanja do ta njohë Guaidon si president të Venezuelës”, tha Sanchez.

Ai shtoi më tej se kriza e cila po zgjat për një kohë në Venezuelë është e pranishme në politikë dhe në ekonomi, që është arsyeja pse rreth tre milionë njerëz u detyruan të largoheshin nga vendi.

Presioni ndërkombëtar mbi Nicolas Maduro gjithnjë e më shumë po rritet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *