Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti i Malit të Zi shkarkon dy ministra me akuzat se kanë punuar kundër interesave të qeverisë


Parlamenti i Malit të Zi ka votuar për shkarkimin e dy ministrave pro-perëndimorë të Qeverisë në detyrë të Dritan Abazoviçit.

Dyzet e një deputetë pro-serbë, në Parlamentin prej 81 ulësesh, votuan në orët e vona të 21 tetorit për shkarkimin e ministrit të Jashtëm, Ranko Krivokapiç, dhe ministrit të Mbrojtjes, Rashko Konjeviç.

Të dy ministrat u shpallën disa ditë më parë non-grata nga Rusia.

Abazoviç akuzoi dy anëtarët e partisë pro-perëndimore, Partisë Socialdemokrate, se kanë punuar kundër interesave të Qeverisë.

Kampet pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi po tentojnë të shkarkojnë nga detyra presidentin perëndimor, Milo Gjukanoviç, dhe ta dërgojë para gjykatës për pretendimet për korrupsion.

Qeveria e Abazoviqit është në detyrë, pasi Parlamenti votoi një mocion mosbesimi ndaj ekzekutivit në gusht të këtij viti.