Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i qytetares: “10 ditë në pritje, mjekët e QSUT-së s’e operojnë babain se s’ka shtretër”


Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka publikuar denoncimin e një qytetareje, e cila prej 10 ditësh pret në pavionin e urologjisë në QSUT për të operuar babain.

Qytetarja tregon se arsyeja se përse mjekët nuk po e operojnë të atin, është për shkak se nuk ka shtretër.

Vokshi bën thirrje për protestë, pasi sipas saj shëndetësia e Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut, po iu kushton shqiptarëve shëndetin dhe jetën.

“Shëndetësia falas!

Prej 10 ditësh pret një qytetar në pavionin e urologjisë në QSUT për të operuar babain. Ndërkohë që gjendja e të atit përkeqësohet vazhdimisht, stafi i QSUT e lë duke pritur me arsyen banale se nuk ka shtretër, apo me urdhër nga “lart” për pezullimin e të gjitha operacioneve. Pamjet që vijnë, tregojnë për rradhë të mëdha qytetarësh, që presin me orë e ditë të tëra për t’u operuar.

Shëndetësia “e rilindur” e Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut po iu kushton çdo ditë shqiptarëve shëndetin dhe jetën e tyre. Prandaj, me 16 Shkurt qytetarët duhet të ngrihen për t’i dhënë fund eksperimenteve të kësaj qeverie me shëndetin e tyre dhe të afërmve.”, shkruan Vokshi.