Vendosni fjalën kyçe....

Avioni përplaset në tokë dhe ndahet në dy pjesë, humbin jetën 3 anëtarët e ekuipazhit (Video)


Një video e frikshme e përplasjes se një avionic bombardues rus “Tu-22M3” në rajonin e Murmanskut u shfaq në internet. Avioni përplaset teksa pilotët nuk kishin thuajse aspak fushëpamje dhe në momentin që përplaset me tokën këputet në gjysmë, duke shpërthyer në flakë.

Videoja e tragjedisë, e regjistruar me sa duket nga një prej ushtarakëve në një bazë ajrore pranë qytetit të Olenegorsk dhe e publikuar në internet, tregon mjegullën e rëndë që mbulon zonën gjatë incidentit të 22 janarit.

Tre nga anëtarët e ekuipazhit me katër pilotë vdiqën në vend, ndërsa komandanti i mbijetoi mrekullisht aksidentit. Një hetim është hapur për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.

Fluturimi fatal në kushtet e një stuhie ishte një mision trajnimi rutinë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, e cila fillimisht tha se bombarduesi nuk kishte armë gjatë incidentit.

Megjithatë, raportet e mëvonshme tregojnë se avioni ishte armatosur me një raketë anti-anije me rreze të gjatë Kh-22 dhe me disa qindar kilogramë municione.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *