Vendosni fjalën kyçe....

Dasma kthehet në tragjedi, 15 të vdekur nga rrëzimi i murit të hotelit


Një ceremoni martesore në Peru u kthye në tragjedi, pasi muri i një hoteli ku ishin rreth 100 të ftuar u rrëzua duke vrarë 15 persona dhe duke plagosur 29 të tjerë.

Festimet po zhvilloheshin në hotelin Alhambra në qytetin e Abancay ku ishin mbledhur më shumë se 100 mysafirë për të celebruar një martesë. Rreth 50 persona ishin vendosur pranë murit pasi se ai të rrëzohej duke shkaktuar tragjedinë.

Ekipet e shpëtimit aktualisht po pastrojnë rrënojat në kërkim të të mbijetuarve, njoftoi media lokale, ndërsa autoritetet druajnë se numri i viktimave mund të rritet të vijim.

Pak ditë më parë zona ishte përfshirë nga shira të dendur dhe sipas autoriteteve, shkak për rrëzimin e murit mund të jetë shkaktuar nga rrëshqitja e tokës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *