Vendosni fjalën kyçe....

Osaka fiton Australia Open, mund në finale çeken Kvitova


Naomi Osaka ka fituar turneun e parë Grand Slam të vitit, Australian Open.

Në finale, tenistja japoneze mundi çeken Petra Kvitova me rezultatin 2-1, në një sfidë të cilën ajo mund ta kishte mbyllur më shpejt.

Seti i parë u zgjidh me anë të “tiebreak”-ut, me Osakën që e fitoi atë me rezultatin 7-6. Seti i dytë u duk se ishte më i lehtë për Osakën, e cila mori kryesimin në 5-3 duke pasur në dispozicion 3 pikë për fitoren e sfidës me shërbimin e Kvitovës, me çeken që arriti t’i anulojë për të fituar më pas me shërbimet e Osakës dhe për të barazuar në 5-5.

Edhe dy “game”-t e radhës shkuan në favor të Kvitovës, e cila e mbylli krejt setin 7-5.

Osaka e mori veten nga ajo që ndodhi në fraksionin e dytë në setin final duke arritur të fitojë një “game” me shërbimin e Kvitovës, për të mbyllur këtë set 6-4 dhe krejt ndeshjen 2-1, pas 2 orë e 27 minutash lojë.

Për tenisten 21-vjeçare, ai i Australian Open është titulli i dytë Grand Slam i fituar në karrierë, pas atij të US Open në 2018. Në të njëjtën kohë, Osaka bëhet edhe numri 1 i renditjes botërore në tenisin e femrave, e ndjekur pikërisht nga Kvitova, duke zbritur në vendin e tretë rumunen Simona Halep.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *