Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në afërsi të tunelit Tiranë-Elbasan, plagosen dy persona


Një aksident ka ndodhur në afërsi të tunelit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Nga përplasja e dy mjeteve kanë mbetur të plagosur drejtuesit e tyre të cilët po dërgohen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Me date 24.12.2020, rreth orës  12:10, në afërsi të tunelit e rrugës Tiranë-Elbasan, janë përfshirë në përplasje dy mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy  drejtuesit e mjeteve, të cilët po dërgohen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *