Vendosni fjalën kyçe....

Projekti i stadiumit të ri në Vlorë, sot përzgjedhet projekti, Rama: Vlora prej kohësh kërkon një stadium siç i ka hije


 

Kryeministri Rama ka marrë pjesë në prezantimin e finalistëve të projektit të stadiumit të ri ‘Flamurtari’ në Vlorë. Përbri, Rama shkruan se ambicia e qeverisë është krijimi i modeleve të reja.

VLORË – FINALJA e Konkursit Ndërkombëtar për Projektin e Stadiumit të Ri “Flamurtari” si qendër tjetër e qytetit – garojnë për finalen 3 studio prestigjioze të arkitekturës bashkëkohore: FUKSAS (Itali), OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër) dhe XDGA (Belgjikë)

Ambicia jonë është krijimi i modeleve të reja, ku stadiumet e qyteteve tona të mund të bëhen edhe motorë zhvillimi ekonomik e social”- shkroi Rama.

Duke përmendur hapjen e kantierit të stadiumit të dytë në Tiranë, Rama shtoi se këto projekte nuk do të përmbyllen me kaq, ato do të vazhdojnë dhe se Vlora prej kohësh meriton një stadium siç i ka hije.

Pas këtyre 3 projekteve ne do të ulemi dhe do të studiojmë se cilët do jenë vagonët e tjerë që do i bashkohen këtij treni. Këtij treni që lokomotivën e ka në Tiranë tek stadium ‘Air Albania’

Dhe, së shpejti do të hapim edhe kantierin e stadiumit ë dytë të Tiranës, serish me një partneritet publik privat. Vlora, prej kohësh kërkon një stadium siç i ka hije, sot është koha për ta ndërtuar sepse ju e dini që Vlora kaloi periudhë izolimi dhe braktisje. Dhe vetëm vitet e fundit ka ardhur në vete. Edhe pse ishte buzë detit Vlora dikur nuk vizitohej. Sot është krejt e kundërta,  sepse ka zhvillim. Për ne, sporti është prioritet i shpallur përmes veprimit.”- tha Rama.  Edi Rama

Ndërkohë në fjalën e tij para nisjes së aktivitetit kreu i FSHF-së Armand Duka ka theksuar se do të jetë një zgjedhje e mirë në vijim të punës për ambientet e reja sportive të ideuara si qendra. Ndërsa nuk ka komentuar gjatë referuar vendimit të klubit dhe administratorit Sinan Idrizi për t’u larguar nga salla kur të referojnë përfaqësues të FSHF-së.