Vendosni fjalën kyçe....

Zbathur dhe të qeshur, Rama hap ekspozitën në Berlin pasi ‘rregulloi’ punët në qeveri (FOTO)


Kryeministri Edi Rama kohët e fundit i ka kushtuar një rëndësi të madhe edhe artit të tij. Së fundmi bashkë me familjen e tij ai ndodhet në Berlin, aty ku ka hapur edhe ekpozitën e tij.  Zbathur, duke qeshur janë shfaqur gjithë anëtarët e familjes Rama, teksa vizitojnë këtë ekspozitë. 

Kryeministri ditët e fundit ka hequr nga vetja disa përgjegjësi ‘të parëndësishme’ si puna e diplomacisë, ku gjithçka ia besoi Gent Cakajt. 

Por edhe për protestën e studentëve nuk shfaqet edhe aq i shqetësuar se  sipas tij studentët duan dialog dhe t’u kthehen mësimeve.

Por kësaj ekzopizte ai nuk ngurroi t’i bënte edhe pak publicitet në mediat gjermane (“Die Welt” ).

“Tapetë të pikturuar, vizatime, skulptura. Për herë të parë do ekspozoj aty punët e bëra nga tavolina ime. Ato vijnë direkt nga jeta ime e përditshme, nga tavolina ime, nga puna ime. Dhe në Berlin, natyrisht, nuk do mungojnë fletët të cilat u krijuan këtu në kryeqytetin gjerman, në mbledhjet e mia.”, u shpreh Rama për median gjermane. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *