Vendosni fjalën kyçe....

Apeli i Diego Rolan: Mos i ndërprisni kërkimet për Emilianon (VIDEO)


Ndërprerja e kërkimeve për Emiliano Sala-n, futbollistin argjentinas që u zhduk me avion gjatë fluturimit të tij për në Cardiff, i ka lënë të dëshpëruar miqtë dhe familjarët e tij.

Shoku i skuadrës së Nantes, Diego Rolan ka bërë thirrje përmes një videoje, që kërkimi të mos ndërpritet pasi familjarët kanë nevojë të dinë se çfarë ka ndodhur.

“Përshëndetje, jam unë Rolan. Po bëj këtë video për të kërkuar që të vazhdojë kërkimi për Emiliano Sala-n, nuk duhet të ndërpritet. Duhet të vazhdojë sepse kemi nevojë për përgjigje, si familjarët ashtu dhe miqtë. Po ashtu edhe për personin tjetër që ishte në avion, që familjarët e tij të mund të kenë përgjigje mbi atë çfarë ka ndodhur. Shumë faleminderit të gjithëve që mund të ndihmoni me një twitter apo një histori në instagram.”, shprehet Rolan.

Më herët edhe motra e futbollistit, Romina Sala, iu lut ekipit të shpëtimit, të mos i ndërpresin kërkimet.

Ne i kuptojmë faktet dhe me të vërtetë i vlerësojmë përpjekjet. Duam t’i falenderojmë të dy klubet (Cardiff City dhe Nantes FC) dhe të gjithë ata që po kërkojnë për Emilianon, por mesazhi im është ju lutem, ju lutem, ju lutem mos ndaloni me kërkimin. Për mua, ata janë ende gjallë.”, është shprehur motra e Sala.

“Është shumë e vështirë për të shprehur ndjenjat e mia në këtë moment. Duam t’i falenderojmë të dy klubet dhe të gjithë tifozët për përpjekjet e tyre, por thellë në zemrën time e di se Emiliano – është një luftëtar – është ende gjallë. E di që Emiliano dhe piloti janë diku në mes të kanalit. Ne nuk do të heqim dorë.”, vijon motra e futbollistit.

Sala po udhëtonte nga Nantes në Cardiff, pasi i dha lamtumirën ish-shokëve të tij të skuadrës, pasi nënshkroi kontratën prej 15 milionë paundësh, kur avioni i tij u zhduk.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *