Vendosni fjalën kyçe....

Plagosi djalin me thikë, arrestohet 64-vjeçari në Elbasan


Një person është arrestuar në elbasan, pasi ka qëlluar me thikë djalin e tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Vashaj, ku 64 vjeçari me inicialet Y.S ka sulmuar të birin me thikë, gjatë një sherri në banesën e tyre.

Fatmirësht i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *