Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 23 numri i viktimave nga koronavirusi, ndërron jetë një 72-vjeçare


Një paciente 72 vjeçare nga Tirana, me inicialet V.S., ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spitalin infektiv në QSUT, e konfirmuar me COVID19.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

E moshuara ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në terapi intensive prej disa ditësh, ndërsa gjendja e saj është rënduar së tepërmi gjatë ditës së sotme, kur edhe është intubuar, por pavarësisht trajtimit mjekësor dhe përpjekjeve të mëdha të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

72 vjeçarja vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruse: insuficenca renale kronike, hipertensioni dhe hipotiroidizëm.

E moshuara është viktima e 23 me COVID19 në Shqipëri.

Deri më tani numri i të infektarve në vendin tonë ka shkuar në 409 persona.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *