Pasditen e sotme kryministri Edi Rama po zhvillon një takim me disa studentë të Universitetit të Elbasanit dhe foli për atë që ai e quan “Pakti për Universitetin”.
Në videon e Ramës që po shfaqet edhe në Facebook janë të pranishëm studentë që sipas kryeministrit janë aty për një arsim më të mirë dhe për të diskutuar për kërkesat e tyre.
Ndërsa Kryeministri dhe ministrja e Arsimit Besa Shahini po prezantojnë “Paktin për Universitetin”, një student është nxjerrë nga ky takim, me pretendimin se nuk ishte në listë.
Por për mediat studenti u shpreh: “30% ishin studentë të konvikteve dhe 70% ishin të tjerë. Emri im qëndronte në listë por nuk më futën brenda. Disa të tjerë që ishin anëtarë partie u futën.”
Video marrë nga Faxweb: