Vendosni fjalën kyçe....

Senatorja demokrate e Kalifornisë, gruaja e katërt që sfidon Trump për presidencën


Senatorja demokrate Kamala Harris, ka deklaruar se do të kandidojë për presidente në zgjedhjet e vitit 2020, duke u bërë emri i tetë që bashkohet në betejën për kandidaturën e partisë.

Senatorja e Kalifornisë, e cila u zgjodh në 2016-ën, më herët ka shërbyer edhe si Prokurore e Përgjithshme e Shtetit.
“E dua vendin tim”, tha ajo për “Good Morning America” të ABC-së, duke shtuar se ajo do të “luftojë për më të mirën”.
54-vjeçarja, një zë kritik ndaj Presidentit Donald Trump ka fituar goxha mbështetje brenda partisë së saj.
Elizabeth Warren, Kirsten Gillibrand, Tulsi Gabbard, John Delaney dhe Julian Castro janë ndër ata që kanë njoftuar gjithashtu se do kandidojnë.

“E ardhmja e vendit tonë varet nga ju dhe miliona të tjerë që ngrenë zërat për të luftuar për vlerat tona amerikane. Prandaj po konkurroj për presidente të Shteteve të Bashkuara”, tha senatorja në një video të postuar në Twitter.

Zgjedhjet për të zgjedhur kandidatin e Partisë Demokratike, që do garojë për postin e Presidentit të SHBA-ve në 2020, këtë radhë vijnë me më shumë kandidate gra. Ende pa u zyrtarizuar përfundimisht, gara ka shënuar rekord me katër gra kandidate që konkurrojnë në fushatat kombëtare.


 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *