Vendosni fjalën kyçe....

Rama ministër i Jashtëm, plasin MEMET në rrjet


Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama u votua nga parlamenti edhe si Ministër i Jashtëm. Në këtë seancë plenare u votua edhe dekreti për shkarkimin e Ditmir Bushatit nga ky post. 

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati u shkarkua me 77 pro dhe 1 abstenim. Vota abstenim ka qenë nga deputeti Spartak Braho, ndërsa vetë ministri ka votuar pro shkarkimit të tij.  Sakaq, kryeministri Edi Rama është emëruar ministër i jashtëm me 78 vota pro.  Pas marrjes së këtij posti të ri nga Rama janë publikuar edhe disa meme që po bëjnë xhiron e rrjetit.