Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku publikon buxhetin 2019: 0 lekë për Paktin për Universitetin këtë vit


Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka publikuar shifrat e buxhetit 2019 duke theksuar se Për Paktin për Universitetin ky buxhet parashikon 0 lekë këtë vit.

Tabaku në Facebook ka reaguar pas anulimit të koncesionit të rrugës “Thumanë-Kashar” lekët e të cilit sipas Ministres së Financave dhe Ekonomisë Belinda Balluku do të shkojnë për Universitetin.

Duke publikuar tabelën e buxhetin, Tabaku sqaron se për këtë rrugë tashmë të anuluar buxheti nuk parashikon asnjë lekë dhe ngre pyetjes se në cilin zë të buxhetin janë parashikuar fondet për universitetin.

Reagimi i plotë i Tabakut:

Shifrat janë kokëforta, 0 Lekë për paktin për universitetin këtë vit?

Sot, qeveria pretendoi se fondin e parave që do të përdorte nga buxheti i shtetit për Rrugën Thumanë-Kashar do t’ia kalonte fondit për Universitetin. Pyetja është se cilat fonde nga buxheti i shtetit ishin destinuar për këtë rrugë? Sipas projektbuxhetit fondi për kontratën e rrugës në fjalë është 0 lekë dhe disbursimi i saj nis vitin e ardhshëm (pra 2020). Po të njëjtat shifra dhe fakte dëshmojnë që kostot e asaj rruge ishin 20 mln euro për kilometër, pagesa që do të nisnin ditë e parë të vitit 2020 dhe jo këtë vit.

Për rrjedhojë nuk ka asnjë fond shtesë për universitetet që mund të shkojë nga ky zë në buxhet. Pasi në fakt nuk ka asnjë zë në buxhet që të trajtojë këtë pagesë për këtë rrugë për vitin aktual.

Gjithsesi ka një zgjidhje tjetër. E ftoj kryeministrin të anulojë tenderin korruptiv të inceneratorëve per te cilën me një interpelancë askush nga qeveria nuk arriti te me ktheje përgjigje për abuzimin dhe vjedhjen. Sipas të dhënave të buxhetit vlera që qeveria do të disbursojë nga buxheti i këtij viti për inceneratorët është mbi 34 milionë euro. Atëherë përse kryeministri nuk anulon këtë koncesion që është po aq korruptiv për t’ia dhënë këtë shumë buxhetit për universitetin?


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *