Presidenti Meta ka thënë mbrëmjen e sotme se është detyra e tij si kreu i shtetit që të jetë i pari në luftën me grushtin e shtetit.
Reagimi i Metës në Facebook vjen pss takimit 60 minutësh me kreun e Partisë Demokratike, Basha.
Më tej Meta shkruan se si president ka detyrën të mbrojë i pari lirinë e demokracinë e vendit dhe popullit.
‘Është detyra ime si Kryetar i Shtetit të jem i pari në luftën me grushtin e shtetit! Është detyra ime si President i Republikës të mbroj i pari lirinë dhe demokracinë e vendit dhe të popullit tim! Jam i lumtur se zëri i popullit po dëgjohet në të gjithë Shqipërinë dhe kudo ku ka shqiptarë në të gjithë botën demokratike. Jam i lumtur se Kushtetuta e popullit ka sot në shesh popullin e Kushtetutës. FALENDERIM DHE MIRËNJOHJE TË GJITHËVE!’ – shkruan Meta.