Vendosni fjalën kyçe....

“Studentët kundër paktit nuk ishin njoftuar”, flet studentja që Rama përzuri sot nga salla


Studentja që u përplas sot me kryeministrin Edi Rama, në takimin që po zhvillohej në Qytet Studenti ku po prezantohej projekti për Kampusin Universitar, quhet Klodiana Agaj.

Ndërsa ishte e ftuar në studion e “FaxNews”, Klodiana Agaj tha se sot në takimin me Ramën nuk ndodheshin studentët që janë kundër paktit me kryeministrin, pasi nuk ishin njoftuar.

Studentja tregon se kjo është pikërisht arsyeja se përse i ka ndërprerë fjalimin kryeministrit.

 “Shumë studentë nuk ishin të pranishëm pasi nuk ishin njoftuar. Kryeministri Rama ishte duke folur me superlativa për Ligjin e Arsimit të Lartë dhe në atë moment doja që të ndërhyja. 

Pyetja ime ishte se kur do të plotësoheshin kërkesat dhe kur do të rrëzohet Ligji i Arsimit të Lartë. Sa kohë që Universiteti nuk ka të ardhura të tjera, me uljen e tarifave të Bachelor do të duhet të rriten tarifat që paguhen në master. Nëse Universitetet janë në varësi të ministrive atëherë ku është ekonomia.”, deklaroi studentja.

Ndër të tjera Agaj foli për kushtet e vështira me të cilat përballen sot studentët.

“Studentët e kanë të vështirë që të përballojnë jetesën e tyre kur vijnë në Tiranë. Librat janë të kushtueshëm, fotokopjet janë të vështira për t’u realizuar për shkak se ligjërisht është e paligjshme. 

Ne si studentë gazetarie nuk kemi laboratorë. Në këtë nismë tonën na kanë mbështetur dhe pedagogët, që të hënën kanë paralajmëruar nisjen e një greve. Çdo ditë kemi vendosur që të diskutojmë gjatë ngujimit dhe bojkotit, ku ka pasur të pranishëm dhe aktivistë, apo pedagogë”, u shpreh studentja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *