Vendosni fjalën kyçe....

Nis Këshilli Kombëtar i PD-së, Basha: 2019-ta viti i betejës!


Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ku kryetari i kësaj force politike dhe lideri i opozitës Lulzim Basha, po mban fjalimin.

Basha zbuloi dhe axhendën e mbledhjes së sotme. Si fillim ai tha se do të përcaktohet dita e nisjes së aksioni opozitar për largimin e kryeministrit Edi Rama. Basha tha për 2019-ën se ky është viti i betejës dhe se këtë vit opozita do ndeshet me domosdoshmërinë e garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“E para është diskutimit dhe miratimi për nisjen e aksionit opozitar për largimin e Edi Ramës.

Këtë vit do të ballafaqohemi me sfida të mëdha që nga rrënimi i Shqipërise tek degradimi i Edi Ramës. Ky është viti i betejës.
Ky është një vit ku duhet të ndeshemi me domosdoshmërinë e garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Dekriminalizmii i zgjedhjeve është objektivi parësor për të ardhmen e vendit. Ndërkohë që zgjedhjet lokale afrojnë, qeverisja kontrollohet totalisht nga krimi ndaj Edi Rama refuzoi propozimin për vettingun në politikë. Këtë vit Shqipëria rrezikon seriozisht mosmarrjen e statusit në verë”, deklaroi Basha.

Ndër të tjera, kreu i PD-së tha se ka ardhur koha që politikanët hajdutë të vihen para drejtësisë, ndërsa ka komentuar fjalët e Ramës se “Zvicra është e mërzitshme dhe Shqipëria interesante”.

“Nuk ofroj mrekulli. Shqiptarët duan normalitet. Politikanët hajdute, gënjeshtare, arrogant duhen cuar para drejtesise. Në mënyrë ironike zhgënjimi i shumë shqiptarëve është sot një mundësi e madhe: sepse Shqiptarët nuk presin nga politika mrekulli por normalitet. Ata duan që Shqipëria të jetë një vend normal, ku njerëzit jetojnë të qetë dhe të sigurt. Ndonëse të gjithë e kuptojnë se do të duhet kohë që ne të krijojmë mirëqenien europiane, të gjithë duan që sot atë që është e mundur, tu garantohet liria dhe tu jepen mundesi per punesim, arsimim, shendetesi, kujdes social, te pakten tu garantohen gjerat minimale, buka, uji, dritat. Duan që në Shqipëri të sundojë rendi, të sundojë ligji, të sundojë paqja. Të gjithë presin që të jenë të mbrojtur dhe të sigurt, të sigurt nga krimi, të mbrojtur nga burokratët dhe qeveritarët, të mbrojtur nga padrejtësitë. Me pak fjalë shqiptarët duan normalitetin europian të jetës, shoqërisë dhe politikës, edhe pse janë shumë më të varfër. Duan thjesht mundësi. Nuk duan politikanë qe vijne si shpetimtare kur në fakt misioni I tyre është te kujdesen per mirqenien personale në kurriz të shqiptarëve. Por duan politikanë të përgjegjshëm që u ofrojnë mundësi e perkujdesje qytetarëve të tyre. Edi Rama thotë se Zvicra është e mërzitshme, sepse atje nuk ndodh asgjë, kurse Shqipërinë interesante sepse këtu ndodhin shumë gjëra. Në fakt Shqipëria është interesante vetëm për Edi Ramën, sepse me pushtetin e marrë me hajdutë dhe kriminelë ai është pasuruar në mënyrë marramendëse. Ndërsa shqiptarët ndeshen përditë me vrasjet, dhunën, grabitjen, varfërinë, sëmundjet, parpambetjen të cialat Kryeministrit të lluksit, kryeministrit të pasanikëve i duken interesante. Këtë politikanë duhet t’i flakim pas. Këtë lloj politikani hajdut, gënjeshtar, arrogant duhet të dënojmë dhe ta cojme para drejtesisë.”, vijoi më tej kreu i PD-së./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *