Vendosni fjalën kyçe....

“Rama më mirë vetë, propozoi për ministra 8 pece këmbësh, panolina, kruajtëse dhëmbësh”


Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka ironizuar vetëpropozimin e Edi Ramës, si ministër i Jashtëm.

Vasili shprehet me ironi kur thotë se Rama duhej të propozonte veten edhe për 8 ministrat e tjerë pasi ka propozuar 8 pece këmbësh për këpucët e tija, 8 panolina për brekushet e tija dhe 8 kruajtëse dhëmbësh për gojën e tij.

“Rama te propozonte veten edhe per 8 ministrat e tjere. Kjo duhej…!!!

Qe propozimi i vetes per minister nga Edi Rama eshte veprimi me idiot i pluralizmit shqiptar kete nuk e luan as topi.

Qe kryeministri Rama do t’i kerkoje hesap ministrit te jashtem Rama edhe kjo eshte komedia me idiote me e madhe e pluralizmit shqiptar.

Ndonese veprim prej budallai, propozimi i vetes eshte veprimi me i sinqerte i Edi Rames.

Por qe te ishte i sinqerte deri ne fund duhet te propozonte veten edhe per tete postet e tjera te ministrave.

Dhe do ishim rehat se do kishim nje Rama kryeminister dhe 9 Rama ministra.

Ky propozoi ne fakt jo 8 ministra por nja 8 pece kembesh per kepucet e tija 8 panolina per brekushet e tija, 8 kruajtese dhembesh per gojen e tij.

Ne fund te llogarise do dukej qe kishim shume ministra por ne fakt do te kishim vetem nje budalla te dale nga mendt.”, shkruan Vasili.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *