Vendosni fjalën kyçe....

Tirana nesër pa drita, zonat ku do ketë ndërprerje


Për shkak të punimeve në linjën linjën 110kV L110-46 Selitë – Tirana 2 400kV, në orët e para të mëngjesit të datës 19 Janar, nuk do të ketë furnizim me energji nga ora 04:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton abonentët e rajonit të Tiranës se disa zona do të jenë pjesërisht pa drita nesër.

Sipas këtij njoftimi,zonat të cilat do të mbeten pa drita në kryeqytet janë: Rruga “Ilia Dilo Sheperi”, Rruga “Gjovalin Gjadri”, Rruga “Hamdi Pepa”, Rruga “Bedri Karapici”, Rruga “3 Dëshmorët” (pjesërisht) pranë KMY, Biznese private brenda territorit të ish- Misto Mames, Rruga “Tish Daia”, Bathore, Lundër, Vishnje dhe Arbanë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *