Vendosni fjalën kyçe....

Vritet në burgun grek shqiptari, kush është 35-vjeçari që u ekzekutua nga banda rivale


Një shqiptar është vrarë në burgun e Korydallos-it në Greqi, ku nuk kishte pak kohë që ishte transferuar.

Sipas medias greke, “Protothema”, Albert Bako u vra nga anëtarët e një bande rivale që ishte vënë në dijeni të transferimit të tij nga burgu u Chanias-s, që ndodhet në Kretë.

Albert Bako është një emër i njohur për drejtësinë greke. Në nëntor të vitit 2014, ai hapi zjarr me një armë automatike në një lokal në Pire, duke plagosur 15 persona ndërsa më vonë, ai bashkë me një person tjetër bënë një atentat ndaj një avokati grek.

35-vjeçari u arrestua nga policia greke në muajin nëntor të vitit 2014, pas një operacioni në vendin fqinj ndaj një bande me 7 anëtarë që merrej me vepra të ndryshme kriminale.

Bako u arrestua për herë të parë në vitin 2009 pasi akuzohej për vjedhje dhe hyrje të paligjshme në Greqi por u lirua në gusht të vitit 2014, duke u arrestuar sërish vetëm pak muaj më vonë.

Policia greke e ka përshkruar Bakon si individ psikotik, me prirje kriminale dhe sjellja e tij e dhunshme ka të bëjë me synimin e tij për t’u ngjitur të hierarkinë e bandës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *