Vendosni fjalën kyçe....

Tedi Blushi publikon SMS-të: Si po kërcënohen punonjësit e administratës të marrin pjesë në takimet e Ramës


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka bërë sot një denoncim sipas të cilit punonjësit e administratës publike detyrohen që të marrin pjesë në takimet e kryeministrit Edi Rama në rrethe.

Blushi ka publikuar disa mesazhe në Facebook dhe i bën thirrje Prokurorisë të hetojë nënkryetaren e bashkisë së Vlorës, Aulona Veizit.

“Kërcënimi i punonjësve të administratës publike për të marrë pjesë me detyrim në takimet e Edi Ramës, duke i paralajmëruar me ‘mbajtje përgjegjësie’ (nënkupto shkarkim nga detyra), është një vepër shume e dënueshme penale.

Prokuroria duhet të reagojë menjëherë ndaj Nënkryetares së Bashkisë së Vlorës, Aulona Veizi dhe ta procedojë penalisht për këtë krim të shëmtuar për llogari dhe me urdhër të Edi Ramës.

Duke u solidarizuar me punonjësit e administratës publike u bëjmë thirrje të mos frikësohen, të zbatojnë me përpikmëri vetëm ligjin dhe statusin e tyre, si dhe të refuzojnë pjesëmarrjen me pahir në mitingjet mashtruese të Edi Ramës.

Partia e Lirisë dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë do të jenë gjithmonë në mbrojtje të lirive, të drejtave të tyre dhe te zbatimit të ligjit.

Modeli shtypës i qeverisë së Edi Ramës është në largim! Ora e llogaridhënies po afron!”- shkruan Blushi.