Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Po të isha Presidente do kisha dekretuar Cakajn, Metës i’u dhimbs Rama


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka mendim ndryshe nga Presidenti i Republikës për mosdekretimin e Gent Cakajt si Ministër i Jashtëm, duke thënë se nëse do ishte Presidente do e kishte dekretuar si Ministër pasi ky emër do tërhiqte zvarrë qeverinë jo vetëm nga opinioni publik por edhe nga faktori ndërkombëtar.

E ftuar në intervistën e mbrëmjes në “Ora News”, Kryemadhi tha se Metë iu dhimbs Rama për ta ekspozuar para opinionit publik, PS dhe faktorit ndërkombëtar.

Po të kisha qenë në pozicionin e Ilir Metës, unë do ta kisha firmosur Gent Cakaj për Ministër të Jashtëm dhe më pas ne do të shikonim se që nga kryeministri dhe gjithë qeveria e tij do të tërhiqeshin zvarrë jo vetëm nga opinioni publik  por dhe shumë faktorë të tjerë qofshin ndërkombëtarë apo dhe vetë populli i Kosovës. Mesa duket Presidenti iu dhimbs Kryeministri prandaj dhe bëri një veprim të tillë për të ruajtur sadopak institucionin dhe fytyrën e shtetit shqiptar. Do të shikoja sesi vetë PS do të reagonte dhe sesi vetë PS do të ishe ajo që do ta kishte kundërshtuar me votën e saj në parlamenti Ministrin e Jashtëm. Derisa sot Kryesia e PS-së nuk e lejoi Ramën ta ripropozonte në një dekret të ri zotin Cakaj do të thotë se vetë PS e ka detyruar atë për të mos bërë një ripropozim të tij”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *