Vendosni fjalën kyçe....

Studentët marrin vendimin: Bojkoti dhe ngujimi do vijojë, qytetarët të na bashkohen (Video)


Pas mbledhjes së zhvilluar mbrëmjen e sotme në fakultetin Ekonomik, studentët kanë vendosur të vijojnë bojkotin e universiteteve dhe ngujimin brenda tyre.

Mbledhja e sotme zgjati disa orë dhe në të morën pjesën qindra studentë. Studentët kanë deklaruar se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar dhe kanë lajmëruar protestë pa afat.

Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë të qëndrojnë të ngujuar brenda fakulteteve dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen.

“Do vazhdojmë bojkotin dhe ngujimin tonë pa afat, pasi kërkesat tona nuk janë plotësuar. Nesër të gjithë duhet të na bashkohen në protestë, pasi nuk janë plotësuar kërkesat tona. E kemi parë që kemi mbështetjen e të gjithëve dhe Rama të mos guxojë të cënojë kauzën tonë.

Ne do shkojmë të ngujohemi tani dhe të gjithë duhet të na bashkohen. Nesër herët në mëngjes prej orës 07:00 iu ftojmë t’i bashkoheni kauzës sonë. Studentët e bashkuar kanë për të fituar.” – kanë thënë studentët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *