Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas nxënësin në Berat dhe largohet, 16-vjeçari në gjendje të rëndë në spital


Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mbreshtan të Beratit, ku një makinë ka përplasur një nxënës të vitit të parë në Shkollën “Kristaq Capo”.

Pas aksidentit shoferi i mjetit është larguar me shpejtësi nga vendngjarja por është kapur më pas nga autoritetet, ndërsa 16-vjeçari i aksidentuar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Sot rreth orës 11:45 në aksin Rrugor, Ura e Goricës-Kombinat, shtetasi B.Q., duke drejtuar një automjet tip ‘BMW’, ka goditur një këmbësor rreth 16-vjeç dhe është larguar nga vendi ngjarjes.

I dëmtuari është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”-
thuhet në njoftimin e Policisë.