Vendosni fjalën kyçe....

Studentët e Ekonomikut deri vonë në fakultet, këndojnë këngën e Kozma Dushit sipas versionit të tyre (VIDEO)


Një pjesë e studentëve të Ekonomikut kanë qëndruar deri në orët e vona mbrëmë në Fakultet, si shprehje të qëndresës dhe rezistencës së tyre. Një video po qarkullon në rrjet, ku studentët dëgjohen duke kënduar një këngë të Kozma Dushit, por të transformuar sipas kauzës së tyre.

Studentët janë ndeshur me rezistencën e policisë, që ishte futur në mjediset universitare. Këtë ndërhyrje të policisë, studentët e kanë cilësuar si një përpjekje për të penguar organizimin studentor.

”A mos pushteti po lëviz për të penguar organizimin studentor? A po i frikësohen idesë së ngujimit në fakultete, si formë radikalizimi të protestës studentore, pasi presioni ndaj KM do jetë më i madh këtë herë?”, thuhet në reagimin e studentëve.

Sakaq mëngjesin e sotëm, një grup prej 70 studentësh janë ngujuar brenda Fakultetit Juridik të Universitetit të Tiranës. Studentët kanë bllokuar hyrjen e fakultetit ndërsa paralajmërojnë se do të rrinë aty të ngujuar deri të djelën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *