Vendosni fjalën kyçe....

Studentët me forma të reja proteste, Shkencat Sociale marrin vendimin e pazakontë


Ndryshe nga studentët e Histori-Filologjikut, që nxorrën nga klasat në korridor, tavolinat dhe karriget në formë proteste, ata të Shkencave Sociale kanë zgjedhur të protestojnë nga brenda fakultetit.

Pas një takimi të zhvilluar brenda godinës, ata kanë vendosur që të protestojnë duke qëndruar brenda fakultetit dhe duke vijuar braktisjen e mësimit.

Studentët janë shprehur se ky është vendimi i marrë nga shumica e studentëve dhe se do qëndrojnë aty duke diskutuar me njëri-tjetrin, duke pareë dokumentarë e filma si dhe duke folur për libra.

Protesta e studentëve ka vijuar edhe sot në pjesën më të madhe të universiteteve në vend ndërsa ka pasur përplasje mes studentëve protestues dhe policisë.

Ata kanë denoncuar forcat e rendit se po u bëjnë presion sidomos në universitetet e kryeqytetit ku ka një prani të shtuar të efektivëve të policisë që qëndrojnë në dyert e fakulteteve por edhe brenda tyre. Studentët shprehen se nuk kanë ndërmend të tërhiqen deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.

VINI RE: Pamjet marrë nga JOQ


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *