Vendosni fjalën kyçe....

Pa ngrohje, rrymë e ujë dhe dhoma të mbipopulluara, të burgosurit në Fushë Krujë hyjnë në grevë urie


Të burgosurit e Fushë Krujës janë hedhur në grevë urie në shenjë proteste për kushtet e këqiaja të jetesës në burg, mungesën e ngrohjes, të barnave dhe kushteve materiale.

Sipas Avokatit të Popullit, që kreu një inspektim në këtë burg, bëhet fjalë për problematika të shumta, të cilat kanë qenë edhe në të shkuarën.

Në burgun e Fushë-Krujës ka probleme me ngrohjen, edhe pse kaldaja është funksionale, ka shumë të burgosur brenda një mjedisi duke i bërë dhomat e mbipopulluara si dhe ka probleme në furnizimin me energji elektrike.

Avokati i Popullit ka kërkuar që sistemi i kaldajave të vihet në punë gjatë muajve të dimrit, të ketë një shpërndarje më të mirë të të burgosurve nëpër dhoma, të ketë furnizim të mjaftueshëm me energji elektrike dhe ujë.

Avokati i Popullit ka kërkuar:

  1. Për ngrohjen, rregullimin dhe vënien në përdorim të sistemit të ngrohjes për muajt e ftohtë të vitit;
  2. Për mbipopullimin, ku t’i sigurohet çdo të dënuari shtrat i veçantë dhe një komplet i përshtatshëm fjetjeje dhe standardi që çdo qeli të ofrojë minimalisht 4m2 hapësire jetike për person;
  3. për zgjidhjen e mungesës së energjisë elektrike;
  4. për furnizimin me ujë të vazhdueshëm;
  5. për ndarjen e regjimeve;
  6. për furnizimin me detergjent me qëllim higjienizimin e dhomave të banimit, ambienteve të jashtme, kuzhinës dhe magazinës së ushqimeve në mënyrë periodike si dhe për sigurimin e shërbimit të rregullt mjekësor etj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *