Vendosni fjalën kyçe....

Bllokohet qarkullimi Dibër-Tiranë, banorët thirrje qeverisë të zhbllokojë rrugën (Video)


Qarkullimi nga Dibra drejt Tiranës është i bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Sipas banorëve, bllokimi ka ndodhur në zonën e njohur si kthesa e Bulkallarëve ku asnjë mjet nuk mundet dot që të kalojë për të vajtur drejt kryeqytetit, duke paralizuar kësisoj gjithë qarkullimin.

Ata bëjnë thirrje që qeveria dhe pushteti lokal të dërgojnë mjetet borëpastruese për të bërë të mundur zhbllokimin e rrugës drejt Tiranës.

Dibra dhe shumë zona të tjera në vend janë prekur nga reshjet e dendura të borës që prej ditës së djeshme gjë që ka rënduar shumtë lëvizjen e mjeteve.

Shumë shkolla në këtë qark janë mbyllur për shkak të borës ndërsa zona të tëra mbeten ende të bllokuara dhe nën pushtetin e dëborës.

E rëndë për sa i përket qarkullimit paraqitet gjendja edhe në zonat e Kukësit, Pukës, Malësisë së Madhe e Shkodrës, të cilat janë izoluar nga reshjet e mëdha të borës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *