Vendosni fjalën kyçe....

Dwayne Johnson tani është ligjërisht edhe gazetar


Dwayne Johnson ka mbajtur shumë tituj në karrierën e tij si, aktor, producent dhe si mundës profesionist, por tanimë mund të shtojë ligjërisht edhe “gazetarin” në CV-në e tij.

Një gjykatës në New York tha se puna e Rock në një dokumentar të HBO-së e cilëson atë dhe si gazetar, sipas dokumenteve të gjykatës të publikuara nga Page Six.

Titulli ligjor vjen pasi HBO u thirr nga një ish-oficere korrektuese që u shfaq në dokumentarin e vitit 2017, “Rock and a Hard Place”. Në këtë dokumentar flitet për problemet e adoleshentëve  që zgjedhin kampin e stërvitjes ushtarake në vend të burgut.

Pas filmimit të dokumentarit, oficerja Christy Laster u akuzua për disa krime dhe avokatët e saj kërkonin pamjet nga dokumentari për të ndihmuar në provimin e pafajësisë së saj.

Ekipi i HBO i zhgënjeu, duke thënë se pamjet mbrohen nga Ligji për Mbrojtjen Gazetareske të “Empire State”, sipas dokumenteve të gjykatës.

Ekipi i Laster, tha se për shkak të përfshirjes së Rock, publikimi duhet të renditet si një “reality show televiziv realitet”, jo një “dokumentar që ka të drejtën e mbrojtjes”.

Megjithatë gjykata mbështeti HBO-në.

“Statuti në përgjithësi përcakton një ‘gazetar profesionist’, si dikush që mbledh ‘lajme për qëllim të shpërndarjes në publikut ‘me një lloj aftësie profesionale’, shkruante gjyqtarja Carol Edmead në vendim.

 “Edhe nëse projekti është më i fokusuar në argëtim… do të vazhdonte të aplikohej gjersa një nga qëllimet e projektit është përhapja e lajmeve për publikun rreth programit të burgimit të të rinjve”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *