Vendosni fjalën kyçe....

Bie orteku në Dardhë, bllokon rrugën për në fshat


Mesditën e sotme në fshatin turistik në Dardhë të Korçës ka rënë një ortek i madh. Si pasojë e rrëshqitjes së dëborës është bllokuar rruga në pikën turistike të Dardhës.

Burime bëjnë të ditur se si pasojë e reshjeve të dendura të borës dhe trashësia mbi 40 cm ka shkëputur ortekun nga një lartësi. Raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz. Duhet të themi se reshjet  e dëborës ende vazhdojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *