Vendosni fjalën kyçe....

Meta takon Kurtin: Vetëvendosje duhet të luajë rol në forcimin e Kosovës


Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Meta shprehet se gjatë takimit me Kurtin diskutoi për rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi dhe rolin që Vetëvendosja duhet të luajë në forcimin e shtetit të Kosovës.

“Kënaqësi e veçantë të prisja sot në mbrëmje në një takim të veçantë Liderin e Vetëvendosjes, z.Albin Kurti. Forcimi i bashkëpunimit midis dy vendeve tona në interes të përbashkët dhe të forcimit të perspektivës evropiane jo vetëm të Shqipërisë e të Kosovës, por të gjithë rajonit tonë ishte temë kryesore.

Në këtë drejtim theksova rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi që t’i shërbejë të ardhmes evropiane të të dy vendeve dhe konsolidimit të bashkëjetesës e paqes në rajon. Vlerësova se Vetëvendosja si forcë kryesore politike duhet të luajë rol të rëndësishëm për forcimin e shtetit të Kosovës dhe arritjen e konsensusit të plotë për një dialog të suksesshëm dhe të qëndrueshëm me Serbinë”- shkruan Meta në Faebook pas takimit me Kurtin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *