Vendosni fjalën kyçe....

Studentëve u bashkohen minatorët dhe banorët e Astirit


Në mbështetje te studenteve, qe vijojnë sot protestën e tyre para Kryeministrisë u janë bashkuar edhe banore te Unazës se Re. Ata protestojnë bashke me studentët para zyrës së Ramës dhe bëjnë thirrje për plotësimin e kërkesave, qe i janë bere tashmë publike Ramës.

“Mos harro se atë zyre nuk e ke te tënden, aty je me qira dhe do të largojmë”- janë shprehur banorët e Unazës së Re.

Gjithashtu studentëve u janë bashkuar paraditen e sotme edhe minatorët. “Ne kemi fëmijët tanë, kemi ardhur nga Puka, nga Mirdita, Do të vijnë të tjerë nga Bulqiza. Studentët kanë të drejtë të protestojnë pasi i kanë kërkesat legjitime. Na kanë vjedhur legjitimitetin”- shprehen ata.

Minatorët protestues kujtojne se ata vuajne sot mungesen e te drejtave. “Ne minatorët nuk kemi asnjë të drejtë. Na kanë mashtruar për statusin. Dhe na mashtrojnë. Ne kërkojmë që të mbështesim studentët, por kemi ardhur edhe për kërkesat tona legjitime. Kemi lënë shokët tanë nën tokë”, tha nje nga minatorët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *