Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq paralizon lundrimin e trageteve në Durrës


Dy tragetet e linjës Bari-Durrës do të mbërrijnë në port me disa orë vonesë për shkak të detit të trazuar dhe të erës së fortë. Burime nga Qendra e Informacionit në APD, bënë të ditur se era me drejtim nga veri-lindja dhe me shpejtësi rreth 45 km/orë ka shkaktuar vonesa në lundrimin e trageteve “Prince” dhe “AF Francesca” nga Bari drejt Durrësit.

Era e fortë në pjesën jugore të Adriatikut në javët e fundit ka krijuar disa herë vonesa gjatë lundrimit të trageteve drejt Durrësit dhe anasjelltas.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *