Vendosni fjalën kyçe....

Edhe naftëtarët sot në protestë, çfarë i kërkojnë qeverisë


Një tjetër protestë do të zhvillohet sot, përveç asaj të studentëve. Naftëtarët e Ballshit do të protestojnë përpara prefekturës së qytetit të Fierit për t’i kërkuar qeverisë të ndërhyjë kompanitë Albpetrol dhe Bankers të furnizojnë me naftë bruto uzinën.

Ndryshe nga protesta e të shtunës, naftëtarët ditën e nesërme do të jenë më të shumtë në numër. Asnjë prej tyre nuk do të qëndroj në repartet në Uzinën e Përpunimit të Naftës në Ballsh.

Në protestën e së shtunës, naftëtarët u ankuan se për shkak të mungesës së naftës bruto, uzina e Ballshit ka ndalur së punuari, duke i lënë punëtorët në mëshirë të fatit.

“Duam 2500 ton naftë pune në ditë, në mënyrë që rafineria të vijojë punën normalisht. 60 përqind e naftës dëgohet te Petrolifera në Vlorë dhe ne lihemi pa punë. Duam naftë, nafta është jeta jonë”, thanë disa prej protestuesve.

“Neve do vazhdojmë protestat nëse nuk marrim zgjidhje. Do shkojmë para Kryeministrisë dhe të gjitha metodat demokratike do t’i përdorim.”, tha një nga protestues.

Protestës u ishin bashkuar edhe studentë të Fakultetit të Gjeologji Minierave nga Tirana.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *