Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy automjete në Fier, lëndohet 60-vjeçari


Një aksident rrugor me pasojë lëndimin e një 60-vjeçari është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në fshatin Marinëz në Fier.

Sipas policisë, një 24-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit dhe më pas ka goditur një automjet tjetër dhe për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i tij.

I lënduari është dërguar në spital dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në fshatin Marinëz, Fier, në rrugën dytësore, shtetasi K. D., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka goditur automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. G., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e goditjes është dëmtuar lehtë shtetasi N. G., i cili ndodhet në spital,në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.